“Blindohet” Greqia deri më 10 janar, ja rregullat e reja për t’u futur
Masat e reja për hyrjen në Greqi janë publikuar pak më parë në Fletoren Zyrtare duke bërë që vendi të “blindohet”deri më datë 9 janar vitit 2022.
Vendimi i parë ndalon futjen e të gjithë qytetarëve të shteteve të huaja në Greqi me përjashtim atyre të Bashkimit Europian përgjatë periudhë 19 dhjetor 2021 – 10 janar 2022.
“Ndalimi i përkohshëm i hyrjes në vend të të gjithë shtetasve të vendeve të treta nga çdo pikë hyrjeje në vend dhe në çfarëdo mënyre apo mjeti, duke përfshirë lidhjet ajrore, detare, hekurudhore dhe rrugore, për arsye paraprake të mbrojtjes së shëndetit publik nga më tej COVID-19 në territorin grek”, shkruhet në vendimin e Ministrisë së Shëndetësisë së Greqisë.
Qytetarët nga Bashkimi Europian do të mund të vizitojnë Greqinë duke plotësuar një formular në adresën: https://travel.gov.gr para se të paraqiten në pikën e kalimit kufitar.
Pas plotësimit të këtij formulari, sistemi do t’ua dërgojë automatikisht atyre aplikimin në e-mailin e dhënë, të cilin më pas do t’ja tregojnë policit në momentin e kalimit të kufirit. Pa këtë formular, askush nuk do të mund të futet në Greqi.
Gjithashtu ata të cilët do të futen nga vendet e treta duhet të kenë me vetë një test PCR negativ të bërë gjatë 24 orëve të fundit, ndërsa testi është kusht përgjatë periudhës 19 dhjetor 2021- 10 janar 2022 pavarësisht certifikatës së vaksinimit.