Si e degraduan njerzit e degës së PD Sarandë, besueshmërinë e firmave të Foltores

Fiks Fare denoncoi mbrëmjen e djeshme parregullsitë dhe abuzimet në procesin  e mbledhjes së firmave nga ish lideri i PD-së Sali Berisha për të thirrur Kuvendin Demokrat në 11 dhjetor 2021.

Fiks Fare tregoi se sa e lehtë ishte të firmosje dhe të plotësoje formularin  pa qenë delegat, pa qenë anëtar i Kuvendit Kombëtar të PD-së dhe pa qenë as anëtar i Partisë Demokratike.

Në takimin që pati në qytetin e Sarandës në 12 nëntor 2021,gazetarja e Fiks Fare firmosi pa hasur në asnjë pengesë përpara fillimit të takimit tek Hotel “Mediterrane”  të  “Foltores: Për një Parti Demokratike më të bashkuar, më të fortë, më të hapur”.

Po kush ishin dy personat që u kapën gafil nga emisioni i mirënjohur duke falsifikuar firmat në shërbim të Sali Berishës që ka nisur një ofensivë kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Bëhet fjalë për Spiro Vason dhe Manjola Cikulin, dy emra të njohur për degën e PD Sarandë. I pari u bë personazh në media pas debateve që pati në grupin e ëhats’up me deputeten e zonës Ina Zhupën për organizimin e foltores në Sarandë. Ndërsa, Cikuli gjithashtu njihet për profesionin që ajo ushtron në Sarandë si arkitekte dhe ka qenë kandidate për deputete në qarkun e Vlorës.

Madje në zyrën e saj arkitekturore në rrugën e dytë në Sarandë, ajo mban edhe formularët e Berishës.

Paaftësia e tyre nxorri zbuluar se si proccesi i deri tanishëm i Sali Berishës që ka futur listat në kasafortë te jëtë thjesht fallco dhe aspak i besueshëm. Ai material filmik tregoi qartë për  kompromentimin e Foltores. /Sarandanews.com/