Pas divorcit të prindërve, 15-vjeçarja në Delvinë largohet me të ëmën, babai denoncim në polici
Një 15-vjeçare në Delvinë është larguar nga banesa e saj bashkë me nënën e saj e cila ishte divorcuar nga bashkëshorti.
Në lidhje me këtë ngjarje, babai i saj ka paraqitur denoncim në polici.
Tashmë materialet hetimore i kanë kaluar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.
“Specialistët e Hetimit të Krimit në Komisariatin e Policisë Delvinë, shpallën në kërkim një 15 vjeçare, banuese në Delvinë, pasi ka bërë kallëzim babai i saj, se i është larguar vajza së bashku me ish bashkëshorten e tij. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, njofton policia.