Mediat e Berishës kërcënojnë Ina Zhupën: E financon Erion Veliaj, ja rregullojmë ne me 11 dhjetor kësaj  

Pas debateve që kanë plasur në degën e PD Sarandë mes antarëve dhe deputetes Ina Zhupa e cila ka kërkuar mos pjesëmarrjen e tyre në foltoren e Berishës të premten, në drejtim të kësaj të fundit ka nisur një sulm nga mediat e financuara nga Sali Berisha.

Mediat e Berishës si Syri.net dhe CNA.al kanë hedhur akuza në drejtim të Ina Zhupës.

“Anëtari i Kryesisë së PD në Sarandë është kërcënuar nga deputetja e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, për të cilën do flasim më vonë se çfarë “përfaqëson”, me largim nga Kryesia e PD nëse merr pjesë në ‘Foltoren’ e Sali Berishës.

Gjithsesi Ina është e sigurtë që do të reflektojë deri më 11 Dhjetor dhe do të bëhet pjesë e “Foltores”, pasi “Pallati i Kongreseve” është brenda perimetrit që i lejohet të lëvizë”, shkruan media që finacohet nga Sali Berisha, Syri.net.

Ndërkohë portali tjetër, i deklaruar pro Sali Berishës e CNA.al shkruan se Ina Zhupa financohet nga kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj.

“Skandalet me deputetët e Lulzim Bashës, nuk kanë të mbaruar. Çdo ditë prodhohet dhe raportohet një skandal i ri prej tyre.

Në skandalin e radhës, është përfshirë e përzgjedhura e Lulzim Bashës, fillimisht për zëdhënëse të PD-së dhe më pas për deputete, ku e shohim edhe aktualisht.

Ina Zhupa, sot si servile e pështirë e Bashës në publik se nga pas nuk lë fjalë pa thënë, është pjesë e Kuvendit si dhe deputete e selisë blu dhe nën logon e PD-së del dhe kërcënon ata që shprehin hapur mendimet e tyre.

Deputetja e sotme e Lulzim Bashës, Ina Zhupa, akuzonte dhe kërcënonte Bashkinë e Tiranës, për leje ndërtimi në qendër të qytetit.

Dukë bërë zëdhënësen e PD, Ina Zhupa, shprehej se leja për ndërtimin e kullës te “Sahati i Tiranës” përveçse ishte klienteliste dhe masakër urbane, ishte edhe në kundërshtim me ligjin.

Zhupa duhet të thotë i denoncoi që të mos ndërtohej tek sahati apo të merrte vetë leje ndërtimi.

Pra, duket se Zhupa ia ka marrë dorën me kërcënime për interesa personale.

Dhe pasi dyshohet që Erion Veliaj, i ka mbyllur gojën me leje ndërtimi për bashkëshortin e saj, tashmë ajo i është sulur anëtarit të kryesisë së PD-së në Sarandë”, shkruan ky portal. /Sarandanews.com/