Kryhet për herë të parë në spitalin e Sarandës një ndërhyrje delikate ortopedike

Për herë të parë në Spitalin e Sarandës është realizuar një ndërhyrje delikate ortopedike për rregullimin e një deformimi të lindur, shkurtim të theksuar të gjatësisë.

Operacioni ka rezultuar me sukses falë punës dhe profesionalizmit të ekipit mjekesor të këtij spitali, dr.Lefter Nika, dr.Theofan Cavo, dr.Besnik Shabanaj dhe infermieret Suzana Mica, Laureta Llanaj, Anxhela Bedaj, Florida Sali.

Spitali i Sarandës me sallat moderne për ndërhyrjet kirurgjikale dhe fuqizimin e stafit të specializuar, ka plotësuar shërbimet dhe nevojat e banorëve të këtij komuniteti.

Fuqizimi i spitaleve me aparatura mjekësore dhe pajisje radiologjike të teknologjisë së avancuar do të vijojë edhe me buxhetin2022.