“Ka djem plot Saranda, të gjejnë kudo që të jesh” Butrinti shpërthen ndaj arbitrit Spahiu: Nuk dha një penallti të pastër, qeshi i gjithë stadiumi

Maliqi-Butrinti ishte sfida e vetme që u zhvillua ditën e djeshme në Kategorinë e Parë.

Takimi i vlefshëm për javën e 8-të u mbyll në barazim 1-1. Vendasit shënuan të parët me Ivanin në minutën e 8-të, por Butrinti barazoi në minutën e 21-të me Hyskan. Pas ndeshjes, skuadra sarandiote ka reaguar ashpër në faqen zyrtare ndaj arbitrit të ndeshjes, Egli Spahiu.

Përmes një postimi në faqen zyrtare, Butrinti shkruan se u është mohuar një penallti aq e pastër sa të gjithë tifozët në stadium kanë nisur të qeshin që nuk është akorduar, ndërsa i kanë bërë thirrje FSHF-së që të marri masa për këto gjykime abuzive në dëm të ekipit.

Postimi i KS Butrintit:

Egli Spahiu, ka plot djem Saranda të të gjejnë kudo që të JESH. Nuk është hera e parë me këto gjykime abuzive në dëmin tonë.

Boll më me masakrat tuaja, javë pas jave në transfertë jepni penallti kundër dhe asnjë pozicion jashtë loje.

Sot nuk na jepet penallti e pastër aq sa ka qeshur gjithë stadiumi.

FSHF MERRNI MASA, NUK MUNDET NJË PERSON TË TALLET ME DJERSËN E LOJTARËVE TANË DHE NJË QYTET TË TËRË.