Incidenti i Kanalit të Korfuzit: Shqipëria nuk ishte fajtore
Shqipëria nuk ishte fajtore për incidentin me britanikët në Kanalin e Korfuzit, ndodhur në vitin 1946. Ky është konkluzioni i arritur nga studimi më i fundit shqiptaro-amerikan, që u prezantua nga Auron Tare, anëtar i Këshillit Shkencor të Unescos për pasuritë Botërore Nënujore, në Universitetin e Havardit, mbrëmjen e kaluar.
Përpara pjesëmarrësve, Auron Tare prezantoi zbulimet e kryera nga anija amerikane “Herkules” në Sarandë, si dhe te rejat nga arkivi i deklasifikuar Britanik dhe ai shqiptar, duke prezantuar edhe konkluzionet e ekipit shqiptaro-amerikan se, Shqipëria nuk ishte fajtore për minimin e rrugëkalimit ndërkombëtar të Korfuzit dhe se flota britanike nuk kishte kryer një kalim paqësor sipas pretendimit zyrtar, por një operacion ushtarak të mirë organizuar.
Sipas z.Tare, “Shqipëria humbi betejën ligjore në Hage, por duhet të fitojë betejën historike përpara brezave, duke vërtetuar se pavarësisht kontekstit politik të kohës, Shqipëria nuk ishte fajtore ne këtë çështje me rendësi ndërkombëtare”
Zbulimet e fundit të kryera nga ekspedita shqiptaro-amerikane e kërkimeve nënujore dhe gjetja e Bashit të anijes britanike ”Volage” në ujërat territoriale shqiptare, ka rihapur edhe një herë temën mbi atë ngjarje historike të 1946-ës, të njohur si “Incidenti i Kanalit të Korfuzit”.

Historia e incidentit të Kanalit të Korfuzit
Incidenti i Kanalit të Korfuzit u shënua 22 tetorin e vitit 1946, përballe Gjirit të Sarandës, ku 4 anije britanike ranë në mina detare, duke humbur 44 marinarë.
Humbja më e madhe e Marinës Mbretërore pas Luftës së Dytë Botërore. Britania e Madhe e çoi çështjen në Këshillin e Sigurimit, duke pretenduar se anijet po kryenin një kalim paqësor.
Nga Këshilli i Sigurimit, kjo çështje u dërgua ne Gjykatën e Hagës, ku pas dy vjetësh gjykata vendosi të dënoje Shqipërinë, si fajtore për minimin e kanalit lundrues ndërkombëtar.
Shqipëria nuk e pranoi këtë verdikt dhe Britania konfiskoi arin e rezervës shtetërore.
Për më shumë se 40 vjet, të dyja vendet nuk kishin marrëdhënie diplomatike, që i pengonte zgjidhja e Verdiktit të Gjykatës së Hagës.
Mbas vitit ’90-të dhe pranimit të fajit nga qeveria shqiptare postkomuniste, të dyja vendet rivendosën marrëdhëniet diplomatike, duke zgjidhur përfundimisht edhe çështjen e arit të konfiskuar. Por, me zbulimet e reja në Gjirin e Sarandës, ky verdikt nga Gjykata e Hagës vihet në dyshim, duke vërtetuar se Shqipëria u provokua nga anijet britanike.