Gjykata e Sarandës rrëzon kërkesën e grabitësve të Thoma Kaçit, nuk u pranon provat
Gjykata e Sarandës ka rrëzuar dje, në 24 nëntor, kërkesën e të dyshuarve si autorë të grabitjes me armë të noterit Thoma Kaci.
Në 16 nëntor në Gjykatën e Sarandës ishte rregjistruar kërkesa e Oltion Kolonjës dhe Vladrias Himajt, dy prej të arrestuarve, me objekt: “kërkesë për sigurim prove”.
Nuk është bërë publike se cfarë prove të re paraqiten dy të dyshuarit që donin ta siguronin për ta futur brenda dosjes hetimore, por në 24 nëntor gjyqtari Alban Vecani ka vendosur:
“Rrëzimin e kërkesës. Kundër këtij vendimi lejohet ankimi brenda 5 (pesë) ditëve në Gjykatën e Apelit Gjirokastër duke filluar ky afat nga e nesërmja e komunikimit të vendimit”.
Për grabitjen me armë të 20 mln lekëve në banesën e noterit Thoma Kaci mbahen të arrestuar Oltjon Kolonja allias Oltjon Pulaj, Vladrias Himaj dhe Elis Avduli allias Mile Xhafa.