E shkuara e errët e Arjan Halilit, komisionerit të PD-së që ka falsifikuar votimet në Konispol
Ditën e sotme Sarandanews.com publikoi një tjetër provë të vjedhjes së votavë në Konispol.
I përfshirë për të tjetërsuar vullentin e qytetarëve ishte përfshirë sërish komisioneri i Partisë Demokratike Arjan Halili. Ky i fundit i cili në disa kuti në Konispol i shtoi 10 vota kandidates Ina Zhupa duke ia marrë kandidatit Jolio Dine dhe vetë subjektit, është kapur sërish në shkelje dhe vjedhje votash.
Ne tabelen finale ne 25 prill, ne kutine 4706 PD rezultoi me 260 vota, ndersa ne realitet ka pasur 259.K jo eshte zbuluar nga numerimi i votave te subjektit ne kutine 4706 qe i takon Shkolles se mesme Konispol dhe njeriu që dyshohet se ka kryer këto vepra penale dhe që Prokuroria e Sarandes e ka para syve falsifikimin e votave dhe duhet te nise hetimet e menjehershme është Arjan Halili.
Por kush është Arjan Halili, një emër me një të shkuar të errët…
Burime për Sarandanews.com kanë bërë me dije se Halili është një personazh i cili gjatë kohës kur punonte tek Tatimet është shkarkuar nga detyra dhe nga ana e Partisë Demokratike dhe Partisë Socialiste. Shkak është bërë abuzimi i tij me punën pasi në drejtim të tij ka pasur shumë ankesa nga bizneset se u merrte lek si dhe dyshimet se ai ishte një person që luante shumë bixhoz, gjë që e ka shfaqur dhe nëpër rrjetet sociale.
Gjithashtu, Arjan Halili tentoi të kandidonte për Kryetar Partie në 2018 por Basha e skualifikoi nga gara për shkak të informacioneve që kishte mbi personalitetin e tij.
Ai tentoi të kandidonte kundër Hariz Memës por në fund Basha la në garë vetëm Hariz Memën dhe Shpëtim Iljazin duke e skualifikuar fare nga pjesëmarrja në garë.