Bledi Çuçi: Do rikonstruktojmë komisariatin e Sarandës dhe mbyllim investimin në Qafë-Botë
Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi premton rikonstruksion në 3 godina komisariatesh dhe një pikë kalimi kufitar.
“Do të realizojmë edhe investime në infrastrukturë. Komisariatet vendore të Policisë në Elbasan, Dibër, Sarandë dhe Pika e Kalimit Kufitar të Qafë Botës, do të rikonstruktohen plotësisht për të qenë në nivelet bashkëkohore, duke ofruar shërbim me standarde të tjera për qytetarët.
Edhe ambientet e punes do jene të përshtatshme për punonjësit e policisë“ tha ministri Çuçi gjatë prezantimit të pr/ligjit 2022.