Aksioni i policisë në Sarandë, Anila Denaj: Duhet të nxjerrim nga bota krimit të rinjtë
Deputetja Anila Denaj, ka përshëndetur aksionin e policisë në Sarandë ku u arrestuan disa persona që kryenin veprimtari të ndaluara të kalimit të kufirit.
Në një status në rrjetet sociale Denaj shkruan:
“Dëshiroj të përgëzoj finalizimin nga ana e forcave policore në Sarandë të operacionit “Kranea”, që parandaloi një veprimtari kriminale, si ajo e kalimit të paligjshëm të kufirit, gjatë së cilit u arrestuan katër të rinj.
Kjo ngjarje gjithashtu na bën të kuptojmë sesa të shumëfishta duhet të jenë përpjekjet për të nxjerrë nga bota e krimit të rinjtë, të cilët në përpjekje për të gjetur mënyra të shpejta fitimi, bëhen pjesë e saj”, shkruan Denaj. /Sarandanews.com/