Tjetër rast dhune në familje në Sarandë, arrestohet një 57- vjeçare
Rastet e dhunës në Sarandë kohët e fundit janë kthyer në një fenomen mjaft shqetësues.
Së fundmi policia e Sarandës ka kryer një tjetër arrestimin për veprën penale “Dhunë në familje”.
Në pranga ka rënë një 57 vjeçare e cila ka dhunuar nënë e saj.
“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisatiatin e Policisë Sarandë, ndaluan për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen A. T., 57 vjeçe, banuese në Sarandë, pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj”, thuhet në njoftimin e policisë. /Sarandanews.com/