Starton në Sarandë Festivali Mbarëkombëtar i Shahut
Saranda vazhdon traditën e bukur të shahut, si një sport që bashkon, jo vetëm brezat, por edhe viset.
Festivali mbarkombëtar i shahut do të mbahet deri në datë 10 tetor dhe është organizuar nga Federata Shqiptare e Shahut dhe Klubi shumësportesh “Butrinti”, me pjesëmarrjen e 14 ekipeve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia.
Një aktivitet që i shërben edhe turizmit, për ta bërë Sarandën destinacion gjithëvjetor.