Shkarkohet Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu
Është shkarkuar drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu.
Veliu u emërua në këtë post në shkurt të vitit 2018.
Vendimi është marrë disa minuta më parë dhe largimi eshte bere publik nga kryeministri Edi Rama.
“Me konsideratën më të lartë për ndershmërinë, profesionalizmin dhe përkushtimin e posaçëm të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, dhe me bindjen se ai ka akoma shumë për t’i dhënë shtetit në detyra të tjera, e falenderoj nga zemra për kontributin e vyer”, shkruan Rama ne Twitter qe ka publikuar dhe letren e largimit te Ardi Veliut.