Sarandë, gati projekti për përmirësimin urban të rrugës “Skënderbeu”
Fondi Shqiptar i Zhvillimit njoftoi se fundi se në kuadër të Projektit “PZHIUT ”, do te organizohet te martën ne Sarande ne mjediset e Bashkise degjesa publike mbi “Projekte të Detajuara për Përmirësimin Urban të Integruar dhe Portën Turistike Sarandë”
Burime bejne me dije se nje ndër projektete që pritet të zabatohen në qytetin e Sarandes është edhe rikonstruksion dhe riakualifikimi urban i rrugës Nr.2 ose njohur dikur si “Rruga tregtare” per shkak te intensitetit njësive të shumta të shërbimit.
Behet e ditur se në Takimin: “Diskutim me Publikun” dedikuar Autoriteteve lokale, i cili zhvillohet në mesditën e të martës, pritet të marrin pjesë pervec zyrtareve vendorë të Bashkise dhe grupeve të interesit, edhe banorë të Sarandes, njerëz të mediave,etj.
Autoret e projekteve për Bashkinë e Sarandës dhe konsulentët se bashku me specialistët e FSHZH do te fokusohen konkretisht në “PROJEKT IDE PARAPRAKE, UDHEZIME DHE LLOGARITJET PARAPRAKE PER PROJEKTET E ZGJEDHURA PER INVESTIM”.
Ndër investimet e mëparshme të Bankes Botërore në Sarandë janë Rikonstruksioni i Rrugësr.1, ose “Rruga e Flamurit”, Sheshi “Nënë Tereza”, Rikonceptimi urban i Shëtitores se re (Shëtitorja “Naim Frashëri” dhe “Hasan Tahsini”, etj,.