Drejtori i bashkisë Sarandë poston foton me Saimir Tahirin: Me kampionin e PS-së
Drejtori i Tatim-Taksave në bashkinë Sarandë, Lorent Bineri, ka postuar në rrjetet sociale një foto me ish ministrin e Brendshëm Saimir Tahirin.
Krahas fotos së publikuar Bineri e cilëson Saimir Tahirin si më të mirin e PS-së.
“Më i miri i Partisë Socialiste, kampioni”, shkruan Bineri në foton me Saimir Tahirin.
Kujtojmë që Tahiri po përballet me drejtësinë shqiptare për shkak të akuzave për lidhjet e tij me trafikantët e Vlorës, grupin “Habilaj”. /Sarandanews.com/