Disiplina gjobit klubin e Butrintit  

Komisioni i Disiplinës ka zbardhur vendimet e marra, në lidhje me ngjarjet e ndodhura në javën e fundit në futbollin shqiptar.

Klubi i Butrinit është dënuar me gjobë për shkak të sjellës së tifozëve në sfidën kundër Vorës.

“KF Butrinti, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të neneve 65/1 dhe 65/3/c të KDS, dënohet me gjobë në masën 50.000 (pesëdhjetë mijë) lekë.

Në zbatim të nenit 116/1/a të KDS, gjoba të aplikohet në masën 50%”, thuhet në njoftimin e FSHF. /Sarandanews.com/