Covid-19 i merr jetën 63-vjeçarit nga Saranda
Tjetër jetëhumbje nga Covid-19 ka pësuar Saranda mbrëmjen e djeshme.
Haki Dodi, 63 vjeç, me origjinë nga Gjashta, banor në lagjen numër 2, ishte nën kujdesin e mjekëve në Spitalin Infektiv të Tiranës, por mbrëmjen e sotme ai nuk mundi të luftonte dot më kundër Covid-19.
Varrimi bëhet ditën e sotme në varrezat e Volloderit në orën 12:00.
Sarandanews.com i shpreh ngushëllimet familjarëve.