Arrestohet 53- vjeçari në Sarandë: U fut kundravajtje dhe tentoi të korruptoi policin
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u bë arrestimi në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funkisone publike”, i shtetasit S. Xh., 53 vjeç, banues në Greqi.
Ky shtetas është ndaluar nga shërbimet e Komisariarit të Policisë Sarandë, pasi ishte duke drejtuar automjetin në sens të kundërt me lëvizjen e mjeteve, dhe për të shmangur masën administrative, iu ka ofruar punonjësve një kartëmonedhë me vlerë 5.000 lekë.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, përfundon komunikata e Policisë.