Viti ri shkollor në Finiq, riparohen dhe dezinfektohen të gjitha shkollat

Bashkia Finiq, në këtë fillim të vitit të ri shkollor, tashmë ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për kthimin e sigurt të nxënësve në bankat e shkollës.

Ekipet e drejtorisë së shërbimeve të bashkisë vazhduan punën me pastrimin, riparimin dhe lyerjen e plotë të oborreve ,shkollave dhe klasave, për funksionimin e tyre sa më të mirë.

Në të njëjtën kohë, në të gjitha shkollat fillore dhe të mesme, u krye dezinfektimi i nevojshëm, pasi virusi Covid-19 është ende në mes nesh. Shërbimet shëndetësore janë në gadishmëri për të zbatuar të gjitha protokollet shëndetësore, duke siguruar për studentët e vegjël, antiseptikë, dezinfektues dhe gjithçka të nevojshme për respektimin e rregullave të higjienës.

Gjatë gjithë kohës, Kryetari i Bashkisë, z. Kristo Kiço, ka ndjekur proçesin, duke deklaruar: “Ne vazhdojmë të përpiqemi për një mjedis të sigurt dhe të shëndetshëm në shkolla, shëndeti dhe siguria e nxënësve është qëllimi dhe përparësia jonë kryesore”.