U largua nga posti i ministres, deputetja Sarandës: Faleminderit Edi Rama për besimin…

Deputetja e Sarandës Anila Denaj, nuk u konfirmua nga kryeministri Edi Rama në postin e Ministres së Financave dhe Ekonomisë në kabinetin e ri qeverisës.

Sot u betua para presidencës i gjithë kabineti “Rama 3”, ndërkohë Denaj ka përcjellë një mesazh falenderimi për bashkëpuntorët e saj dhe kryeministrin për besimin që i dha.

POSTIMI

?Mirënjohje dhe falënderime për të gjithë bashkëpunëtorët, zëvendësministrat, kabinetin, administratën për këtë rrugëtim për më shumë se 2 vjet e gjysmë, me arritje e sfida.

?I jam mirënjohëse Kryeministrit Rama për të gjithë mbështetjen dhe besimin që më dha për të drejtuar Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë,  kolegëve dhe insitucioneve ndërkombëtare për bashkëpunimin.

??Kaluam sfida të mëdha, por me besim, kurajo dhe shumë punë, të gjithë bashkë ia dolëm të rimëkëmbnim ekonominë.

??Të tjera sfida na presin për të përmbushur vizionin e  #Shqiperia2030.

Me respekt Anila Denaj

/Sarandanews.com/