Sarandë: Arrestohet 32- vjeçari, ngacmoi seksualisht 24- vjeçaren
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë u arrestua në flagrancë shtetasi A. S., 32 vjeç, banues në Tiranë.
Arrestimi i tij u krye pasi sipas Policisë, dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një shtetase 24 vjeçare.
Materialet i kaluan Prokurorisë për hetime të mëtejshme.