PROFIL/ Lamtumirë Kosta Lako
Nga Kristo Kauri
Sot e ndjej veten te dobet, pa force, me shpirt te dermuar, te coptuar, te gjunjezuar!
Kam detyren e veshtire qe te njoftoj te gjithe te afermit, te gjithe miqte, dashamiret, koleget arkeologe, te gjithe shoket e Tij , se me daten 9 shtator 2021 u nda nga jeta intelektuali dhe arkeologu i njohur KOSTA LAKO.
Per te gjithe ne dhe te afermit e Tij ishte krejt befasuese, shokuese, e pa drejte, shume e dhimbshme, ndarja nga jeta e Kosta Lakos. Ikja jote i dashur vella, i shtrenjti Miku im i mire, na shkermoqi shpirtin . Ti ishe per ne dhe sojin tone, krenaria, mencuria, bashkeshorti dhe babai shembullor, keshilltari dhe miku yne me i mire, modeli yne brilant.
Ike pa buje, pa zhurme,sic e beje dhe jeten, ike keshtu i thjeshte, i mire, fisnik,i ndershem, plot admirim dhe respekt nga te gjithe miqte qe i deshe dhe te deshen kaq shume.
Do na mungosh te gjitheve i dashur vella, ishtrenjti kusho ,do t’i mungosh familjes tende te mrekullueshme qe e krijove me aq mund, perkushtim dhe dashuri, do t’i mungosh shume gruas tende te dashur Kristines, do t’u mungosh djemeve te Tu te shtrenjte, motres Marjanes, vellait Dhimos, te afermve, miqve, kolegeve, te gjithve qe paten fatin te te njohin nga afer dhe te ndjejne aromen e shpirtit tend te mire.
Kosta Lako lindi me 22 dhjetor 1949 ne qytetin e Sarandes. Pasi mbaroi shkollen e mesme me rezultate te shkelqyera, ne vitin 1967 filloi studimet ne Fakultetin Histori- Gjeografi ne Tirane, ku i mbaroi ne viti 1971.
Ne janar 1972 fillon punen si mesues ne shkollen e mesme “Hasan Tahsini” te qytetit te Sarandes. Tetor 1975 fillon punen ne Muzeun Historik te rrethit. Me 1976 me krijimin e Berthames Arkeologjike te rrethit , kalon arkeolog.
Ne vitet 1975-1976 drejton germimet arkeologjike ne Butrint, sektori C.
Qe nga viti 1976 drejton punimet pa nderprerje ne qendra te ndryshme arkeologjike, Butrint, Sarande, Delvine, Finiq, Shen Jan, Bajkaj.
Janar 1981 deri ne vitin 1995, emerohet bashkepunetor shkencor dhe pergjegjes i Berthames Arkeologjike Sarande.
Ka mbrojtur disertacionin per graden doktor shkencash me teme, “Qyteti i Onhezmit ne antikitetin e Vone”.
Gjate viteve 1991-1993 ka qene anetar i stafit te ekspedites se perbashket shqiptaro-greke te zhvilluar ne Butrint.
Gjate viteve 1998-2002 ka qene bashkedrejtues i Ekspedites shqiptaro-britanike ne Butrint, ka drejtuar germimet e Pallatit Trikonkes Butrint.
Gjate viteve 2003-2006 ka qene bashkedrejtues i Projektit te perbashket shqiptaro-izraelit ne germimet dhe studimin e plote te Bazilikes-Sinagoges. Keto germime ishin nisur prej Tij qe ne vitin 1980.
Nga viti 2001 eshte bashkepunetor ne Projektin e ndermarre nga Departamenti i Antikitetit te Vone dhe Mesjetes, “Ndertimet e Kultit Kristian ne Shqiperine Jugore gjate periudhes Paleokristiane dhe Bizantine”.
Ka qene bashkedrejtues i stafit per germimet dhe studimin e Bazilikes se Shen Janit dhe 40 Shenjtoreve.
Gjate viteve 1997 si shume intelektuale emigroi ne Greqi dhe punoi ne Muzeun Arkeologjik te Akropolit deri ne vitin 2017 ku doli ne pension.
Ka botuar shume artikuj shkencor Brenda dhe jashte vendit ,ku ka pasqyruar me nivel shkencor punen dhe zbulimet e Tij ne germime.
Ndarrja e parakohshme i preu ne mes Projektet dhe endrrat qe kishte per te realizuar.
U nda nga ne si njeri i vecante, i dashur, i mire, fisnik, qytetar i ndershem, plot admirim nga te gjithe. Iku, por u be pjese e pavdekshme e shpirtit tone.
Lamtumire i shtrenjti, i miri Kosta Lako! Te qofte rruga e bardhe sic e kishe shpirtin i dashur vella.