Mbyllet ndeshja në Sarandë/ Butrinti surprizon Laçin
Laçi zhgënjen në ndeshjen e parë të turit të parë të Kupës së Shqipërisë.
Kurbinasit luanin në transfertë ndaj Butrintit dhe ndeshja është mbyllur në barazim 1-1 duke lënë gjithçka të hapur për ndeshjen e kthimit.
Pjesa e parë e u mbyll me fitoren 0-1 për Laçin, ndërsa në fraksionin e dytë, vendasit barazuan 1-1 dhe arritën të ruanin këtë rezultat deri në fund të takimit.
Një paraqitje zhgënjyese e Laçit që luante përballë skuadrës së Kategorisë së Parë Butrintit të cilët ben një paraqitje dinjitoze.
Tashmë kualifikimi do të vendoset në Laç, në ndeshjen e kthimit që do të luhet më datë 14 tetor.
BUTRINTI – LAÇI 1-1
GOLAT: Malaj 49’ / Ademi 17’
BUTRINTI: Kaloshi, Buxhelaj, Culli, Basha, Zholi, Karaj (Husi 70’), Theodori (Selimaj 79’), Gjonaj (Lala 46’), Bocaj (Rexhepi 70’), Mërkuri, Brahimaj (Malaj 46;). Trajner: Artan Bano.
LAÇI: Dajsinani, Velkoski, Veliaj, Malota (Lushkja 70’) Qato, Bytyqi, Ujka (Roganoviç 43’), Zulfiji, Ademi (Sulovari 52’) Prengaj (Zarubica 69’), Guindo (Turkaj 52’) Trajner: Dejan Vukiçeviç.
Gjyqtar: Gelsi Velçani (Patos)
Kartonë të verdhë: Karaj 67’, Mërkuri 53’ / Sulovari 65’