Lëkundje tërmeti në afërsi të Vlorës
Lëkundet toka në afërsi të Vlorës. Sipas të dhënave të Qendrës Sismiologjike Euro-mesdhetare, një tërmet me magnitudë 3.8 ka rënë rreth orës 21:49, me epiqendër në zonën e Orikumit.
Sipas të dhënave paraprake thellësia e tërmetit ka qenë 5 kilometra.
Për momentin nuk sinjalizohen dëme materiale.