Hari Imeri i trishtuar: 35 familje nga Delvina të larguar në 2 muaj, qeveria bën vetëm propagandë
Kreu i degës së PD Delvinë Hari Imeri në një postim në rrjetet sociale shkruan i trishtuar në lidhje me largimet e qytetarëve delvinjotë në emigrim.
Kjo sipas tij vjen për shkak se qeveria nuk ka asnjë politikë për punësimi e zhvillimi, por bën vetëm propagandë.
“A ka dhimbje më të madhe për prindërit se emigracioni i fëmijëve të tyre ?!
Rreth 35 familje (prindër) delvinjote, në vetëm dy muajt që lamë pas, u kapluan nga trishtimi i shkaktuar nga largimi i fëmijëve të tyre jashtë vendit. Largim ky, i detyruar nga pamundësia e një alternative punësimi në vendin më të dashur për ta, vendlindjen. Për vite me rradhë prindërit sakrifikuan deri në vetëmohim, duke i mohuar vetes edhe ushqimin, me qëllim për të mundësuar shkollimin e fëmijëve të vetë.
Sot e 8 vite, qeveria “kujdeset” me çdo formë t’jua largoj prindërve dritën e syve. Kjo dëshmon se, politikat e punësimit dhe zhvillimit janë vetëm propagandë, gjë e cila nuk i shërben vendit dhe qytetarëve”, shkruan Hari Imeri. /Sarandanews.com/