Hari Imeri gjen justifikimin për mungesën në mbledhje me Bashën, Vesel Koçiu hesht

Kreu i degës së PD Delvinë Hari Imeri, ka reaguar pas mungesës në mbledhjen e thirrur nga Lulzim Basha, pas përjashtimit që ky i fundit i bëri Sali Berishës.

Imeri është justifikuar me arsyen se ka pasur disa angazhime familjare.

“E vërteta është ta pohosh në kushtet ku gënjeshtra është e vetmja zgjidhje që të shpëton, ndërsa gënjeshtra nuk është gjë tjetër veçse teknikë diabolike e destinuar të dështojë”

Mungesa ime në mbledhjen e caktuar me kolegjin e kryetarëve erdhi si pasoj e disa angazhimeve të rëndësishme familjare dhe jo si notë proteste ndaj vendimit të z.Basha kundrejt dr.Berishës, sikurse e hasa në disa media.

Unë kam patur nderin të punoj si përfaqësues politik me Dr.Berishën dhe z.Basha. Ata janë burra fisnik, të cilët me pasojat e ç’do ç’mimi nuk do e lejonin asgjësimin e forcës politike më të rëndësishme dhe progresiste për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shkruan në reagimin e tij Hari Imeri.

Në mbledhjen e djeshme mungoi dhe kreu i PD Sarandë Vesel Koçiu.

Ndryshe nga Imeri, Vesel Koçiu nuk i ka shpjeguar arsyen e mungesës së mbeldhje.

Gjasat janë që Koçiu të jetë kundër vendimit të Bashes, pasi ai njihet si një simpatizant i flaktë i Sali Berishës.

/Sarandanews.com/