FOTOT/ Një mik i veçantë viziton Butrintin
Ambasadori i Japonisë Takada Mitsuyuki, ka qenë këtë fundjavë për njê vizitë në Sarandë.
Ai ka vizituar dhe Parkun Kombëtar të Butrintit ku është mirëpritur nga drejtori Eri Sulo.
Ky i fundit në një postim në rrjetet sociale shkruan:
“Patëm nderin të mirëprisnim në Parkun Kombëtar të Butrintit një mik të veçantë, ambasadorin e Japonisë, Shkëlqesinë e tij Z. Takada Mitsuyuki.
I mahnitur nga bukuritë e vendit tonë dhe me një vullnet të jashtëzakonshëm për të zhvilluar më tej marrdhëniet bilaterale mes dy shteteve”, shkruan Eri Sulo. /Sarandanews.com/