Fëmijët e Xarrës njihen me zbulimet e reja në Butrint
Në kuadër të ditës Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore u organizua nje orë e hapur mësimore me nxënësit e klasës së 7-të të shkollës 9-vjeçare “Mehmet Xhaferi”- Xarrë, në zonën e gërmimeve arkeologjike në Akropolin e Butrintit.
Fëmijët u njohën me zbulimet e reja, mësuan sesa lehtë kombinohen periudhat e vjetra me teknologjinë moderne me qëllimin për të mbrojtur dhe pasuruar trashëgiminë tonë kombëtare.
Aktiviteti u zhvillua në mbështetje të programit Edukimi përmes Kulturës.