Dritan Leli kap lopatën dhe pastron plehun e lopëve: I premtova Spiros se do të kthehesha për kafe
Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli, e ka nisur ditën e sotme bashkë me Spiron, një fshatar nga Beshishti, me të cilin ka pastruar plehun në katua.
Leli është shprehur se e mbajti premtimin të cilin i kishte dhënë Spiros se do të kthehej në shtëpinë e tij për të pirë një kafe, pasi rruga e Beshishtit të përfundonte, dhe kështu bëri.
Në një postim në rrjetin e tij social Facebook, ku ka publikuar edhe fotografi nga dita e sotme, kryetari i Bahskisë së Vlorës u shpreh shumë i kënaqur për punët e përditshme që janë lehtësuar, falë rrugës
“E dëshmon këtë fakti që Spirua ka rritur numrin e lopëve. Jam i bindur që do të ndodh njësoj edhe me banorët e tjerë. Do të kthehem sërish në Beshisht sepse rruga e ka bërë zonën një zgjatim të qytetit.”, shkruan ai në fund.