Deputetja Sarandës i del në mbrojtje Lindita Nikollës, sulmon Ramën

Deputetja PD-së për Sarandën Ina Zhupa i ka dal në krah kryeparlamentares Lindita Nikolla, pas debatit që kjo e fundit pati me kryeministrin Edi Rama.

Zhupa shkruan se Rama e tregoi menjëherë fytyrën e vërtet me gratë, ndërsa kur ishte Gramoz Ruçi dhe Ilir Meta nuk guxonte ti bënte të tilla skena.

“Nuk zgjati më shumë se seanca e dytë që Rama të tregonte fytyrën e vërtetë se si i trajton gratë!

I hakërrehet Lindita Nikollës kur ajo është duke kryer detyrën edhe bie gongut të rregullores për ti sinjalizuar se koha e tij për të folur po mbaron!

“Po lëre tani, kujt po i …”-acarohet Rama, duke ju kthyer si zoti në tokë që spyet për njeri.

Gramoz Ruci e Ilir Meta i ka rënë gongut plot herë si kryetar parlamenti kur fliste Rama por asnjërit ska pasur guxim ti hakerrej dhe ti fliste me përcmim për këtë fakt.

Vetëm pak sekonda video mjafton të kuptosh që Rama gratë i përdor vetëm si makiazh për propagandën e tij”, shkruan Ina Zhupa. /Sarandanews.com/