Butrinti mbyll përgatitjet për sfidën ndaj Korabit, optimizëm tek sarandiotët
Butrinti ka mbyllur sot përgatitjet për sfidën e javës së dytë të Kategorisë së Parë përballë Korabit të Peshkopisë.
Një sfidë delikate për sarandiotët në një transfertë të vështirë, ku megjithatë do të synohet që të mos dilet pa pikë.
Fitorja ndaj Pogradecit, ka krijuar një harmoni mjaft pozitive mes lojtarëve dhe stafit dhe kjo u pa gjatë seancës së sotme stërvitore.
Sfida mes Korabit dhe Butrintit luhet ditën e shtunë. /Sarandanews.com/