Butrinti e nis me fitore rikthimin në Kategorinë e Parë, vendos goli i Alesio Kolonjës

Butrinti e ka nisur me fitore rikthimin pas pesë viteve në Kategorinë e Parë. Skuadra që këtë vit drejtohet nga tekniku Artan Bano, ka triumfuar në sfidën e javës së parë të zhvilluar në stadiumin “Andon Lapa” përballë Pogradecit, me rezultatin e ngushtë 1-0.

Një 90- minutësh mjaft i mirë për Butrintin që arriti të tregojë një lojë të bukur duke e dominuar totalisht takimin.

Heroi i fitores për Butrintin ishte lojtari i talentuar Alesio Kolonja, që realizoi golin e vetëm të takimit duke i dhënë një tre pikësh mjaft të artë skuadrës së tij.

Ndeshja e radhës për Butrintin do të jetë në transfertë përballë Korabit të Peshkopisë. /Sarandanews.com/