Bujar Leskaj kundër Bashës: Gabove me vendimin për Berishën
Bujar Leskaj ka kundërshtuar vendimin e Lulzim Bashës për të përjashtuar Sali Berishën nga grupi parlamentar.
Burime për ABC bëjnë me dije se Leskaj ka thënë që vendimi ishte i gabuar.
“Vendimi që more për përjashtimin e Berishës i gabuar,” është shprehur Leskaj në mbledhjen që po zhvillohet në selinë blu mes Bashës dhe grupit parlamentar.
Kreu i demokratëve njoftoi këtë mbrëmje përjashtimin e Sali Berishës nga grupi parlamentar i PD. Basha e cilësoi si vendimin e tij më të vështirë, ndërsa tha se do të jetë në fuqi derisa të sqarohet çështje me SHBA-në.