Alket Hyseni uron qeverinë e re: Punë të mbarë në këtë mandat historik
Ish deputeti i Sarandës Alket Hyseni ka uruar përmes një postimi në rrjetet sociale qeverinë e re “Rama 3”.
“Punë të mbarë KM Edi Rama, kabinetit të ri qeveritar dhe PS në këtë mandat historik, me përgjegjësi e sfida të mëdha!”, shkruan Hyseni në urimin e tij.
Alket Hyseni ka qenë deputet i rajonit të Sarandës, ndërkohë në zgjedhjet e 25 prillit ai nuk kandidoi për deputet.
Ai ka deklaruar se pavarsisht se nuk do jetë në parlament do vijojë të jetë aktiv në politikë, pa sqaruar se cili mund të jetë posti i radhës. /Sarandanews.com/