Vijon me ritme të larta puna për ujësjellësin Krongj-Finiq, përfitojnë 9 fshatra
Në Finiq, punimet për rikonstruksionin dhe zgjerim e linjës ekzistuese të ujësjellësit Krongj-Finiq po ecin me ritme të kënaqshme.
10,000 banorë nga 9 fshatra pritet të përfitojnë nga ndërtimi i kësaj vepre, që do të sigurojë furnizim me ujë të pijshëm.
Projekti parashikon linja të reja, të jashtme të fshatrave Vrion, Karahaxh, Çlirim, Bregas si dhe linjat e brendshme të fshatit Çlirim.