Sarandë, vajza dhunonën nënën, vihet në prangat e policisë
Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, shtetasen R. H, 25 vjeçe, banuese në Sarandë.
Sipas policisë, arrestimi i saj u bë pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj nënës së saj.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.