Sarandë, shkarkohet shefi komisariatit Syrja Bello, ja kush emërohet
Kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka shkarkuar nga detyra shefin e komisariatit të Sarandës, Syrja Bello, pas kritikave të ashpra të bëra një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama.
Shkarkimi pas takimit që Rama bëri me drejtuesit e Policisë një ditë më parë, ku plagosjen në një lokal nate në Sarandë, kryeministri e përdori si shembull për të ilustruar korrupsionin mes disa drejtues policie dhe pronarëve të lokaleve.
Në këtë post emërohet Klodian Kondi.