Sarandë: Festohet Kurban Bajrami, besimtarët falën namazin

Qindra besimtarë myslimanë në Sarandë festuan Kurban Bajramin.

Të mbledhur në orët e para të mëngjesit ata kryen faljet në sheshin para Xhamisë.

Më pas besimtarët janë shpërndarë nëpër shtëpitë e tyre për kryerjen e ritit të kurbanit, si shenjë e sakrificës kundrejt Zotit.

Festa, sipas traditës islame, nderon gatishmërinë e Ibrahimit të flijoj djalin e tij si vepër e nënshtrimit ndaj urdhrit të Zotit, para se Zoti të ndërhynte, përmes engjëllit të tij Xhebrailit dhe të njoftoj Ibrahimin se flijimi i tij është pranuar tashmë.