Sarandë- Ekspozitë “Tango në kavaletë”, e autores Amantia Rrokaj
Ne mbremjen e se dielës (25 korrik) në shëtitoren e qytetit, Bashkia e Sarandes nepermjet Galerise ART Saranda prezantoi ekspozitën vetjake ”Tango në kavaletë” te artistes Amantia Rrokaj , me aktivitete ne diaspore (Athine).
Ekspozita me mbi 40 punime terhoqi vemendjen e shumë amatoreve te artit figurativ, vendas dhe turisteve qe frekuentojne kete periudhe Saranden si nje destinacion turistik.
Te pranishem ne kete event artistik ishin edhe zvkryetari i bashkise Romeo Cakuli dhe shefi i kabinetit te kësaj bashkie, gazetari Thoma Nika.
Ajo çka perbente nje nga risite e kesaj ekspozite krahas larmise tematike ku fokusohej shpesh figura e femres, ishin punimet e realizuara teresisht me materiale të riciklueshme.
“Tango ne kavalete”, përtej sallave te mbylluara te galerive te arteve, dukej se komunikoi drejtperdrejt me njerëzit ne Sarande, me nje tjeter gjuhe te veçante artistike ne veprat e fiksuara ne kavaletata e ekspozuara ne shetitore “Hasan Tahsini”, prane bar “Limanit”.
Tingujt e melodive te nje violine qe luante gjate oreve te mbremjes pjese te njohura boterisht; nje gote verë qe u ofrohej vizitorëve nga organizatoret, duke ndjekur veprat e ekspozuara dhe, se fundi; nje tango ne hapesiren midis kavaletave , e bene me romantike dhe atipike ekspoziten “Tango ne kavaletë ” te Amantia Rrokajt ne Sarandë..
“Tango ne kavaletë” do te qendroje e hapur ne Sarandë per frekuentuesit e arteve pamore, nje jave.
Eventi i mesiperm, eshte pjesë e serive të aktiviteteve kulturore nen siglen “Diaspora ne Atdhe”.