Ndërron jetë piktori i shquar sarandiot Jani Marku
Është ndarë nga nga jeta piktori dhe mesuesi i sa e sa brezave ne Sarandë, Jani Marku.
Jani Marku ndërroi jetë në kryeqytetin grek në Athinë pas një sëmundje të rëndë.
Ai është ndër piktorët e shquar sarandiot si dhe një mësues i respektuar nga të gjithë brezat që u ka dhënë mësim.
Para pak kohësh kreybashkiaku Adrian Gurma priti në bashki bashkëshorten e tij, ku me kërkesën e mjeshtrit Marku iu dhuruan fondit të Galerisë “Saranda Art” disa nga punimet e tij.
Sarandanews.com i shpreh ngushëllimet familjarëve.