Konispoli dhe Finiqi, dy vende ku mund të shijoni shumë atraksione historike dhe kulturore
Konispoli dhe Finqi ishin dy qytetet e tjera që deputetja e zgjedhur njëkohësisht dhe Ministre e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, ka përzgjedhur për ti promovuar.
“Konispoli ju fton të shijoni shumë atraksione historike dhe kulturore. Një prej tyre është pika turistike e Buar-it, e vendosur në një kodër të mbuluar me pisha dhe shkurre. Prej andej, shihet me sy të lirë horizonti i detit Jon, ishulli i Korfuzit, kodrat Stillo deri në Butrint.
Butrinti, gjithashtu, si një pasuri e mbrojtur nga UNESCO është një nga atraksionet më të bukura që nuk mund ta humbisni, kur jeni në Sarandë.
Mbi 50% është rritur numri i vizitorëve në Parkun Kombëtar Butrintit gjatë qershorit, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë”
“Finiqi ka shumë se çfarë të ofrojë për turistët dhe Manastiri i Shën Kollit, i njohur ndryshe si Manastiri i Mesopotamit është një prej monumenteve më të veçantë kulturor.
Kisha e Shën Kollit me një arkitekturë të stilit bizantin është ndër më të mëdhatë dhe më të vjetrat, që ruan vlera origjinale.
Dallohet për zbukurimet, mozaikët, si dhe për dekoret e punuara me tulla në muraturën e jashtme”, shkruan Denaj.