Dhunë për regjistrimin e pronës! Konflikt mes kreut të hipotekës së Vlorës dhe qytetarit
VLORË– Kreu i hipotekës së Vlorës është përshirë në një sherr me një qytetar.
Ngjarja ka ndodhur ditën e sotme në ambientet e Hipotekës.
Sherri ka nisur për një regjistrimin e një prone e cila është në bregdet.
Nga ana e drejtuesit është shprehur se ka qënë e pamundur që të kryehet si veprim, ndërsa qytetari nuk ka hequr dorë nga kërkesa e tij.
Raportohet se tonet mes dy personave kanë qënë të larta, aq sa kanë degraduar deri në dhunë fizike.