Dhunë ndaj bashkëshortes, policia Sarandës arreston 47- vjeçarin
Policia e Sarandës ka arrestuar këtë të hënë një 47- vjeçar.
Arrestimi u bë pas denoncimit nga bashkëshortja e tij që ishte dhunuar nga ai.
“Komisariati i Policisë Sarandë njofton se specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje” një shtetas 47 vjeç, banues në Sarandë.
Sipas Policisë, arrestimi i tij u krye pasi ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim. /Sarandanews.com/