Bujar Leskaj thumbon Bashën për vendosjen e Ina Zhupës në listë: Patën efekt negativ në struktura
Drejtuesi politik dhe deputeti i zgjedhur i Partisë Demokratike në Qarkun e Vlorës, Bujar Leskaj, foli në Kuvendin Kombëtar mori përgjegjësinë e mosarritjes së objektivave të opozitës në zgjedhjet e 25 prillit për këtë qark.
Në fjalën e tij në Kuvendin Kombëtar ai rendit të gjithë faktorët që ndikuan në rezultatin zhgënjyes të PD-së.
Sipas tij ndikimi i pushtetit, angazhimi i zbehtë i aleatëve, ndalimi i emigrantëve dhe pjesëmarrja e ulët në votim nuk lejuan arritjen e objektivit të PD-së.
Leskaj thumboi dhe Bashën si dhe kandidatët që vinin nga Tirana duke nënkuptuar emrat e Ina Zhupës apo Arbër Agalliut
“Zgjedhjet janë vjedhur haptazi nga pushteti. Në Vlorë ne siguruam 4 mandate deputetësh. Duke u rritur me një mandat, por nuk morëm 5 mandate. Fajtori kryesor për të mos arritur këtë objektiv jam unë. Fitimi i 5 mandateve të PD dhe 1 i LSI, do të arrihej.
Shpallja e listës së PD, krijoi divergjenca. Kandidatët nga Tirana, patën efekt negativ në struktura”, u shpreh Leskaj. /Sarandanews.com/