Bëhen gati për pushuesit plazhi publik tek “Hasan Tahsini”, po vihen në funksion dhe Plazhi i Ri e plazhi i Centralit

Bashkia Sarandë ka intesifikur punimet për të mbyllur sa më shpejt rehabilimitin e dy plazheve publike atë tek “Hasan Tahsini” dhe plazhin e Centralit.

“Është punuar gjatë gjithë natës, deri në orët e para të mëngjesit, për pasurimin me rërë deti, të plazheve publike, në qytet dhe sistemimin e tyre. Ka përfunduar puna në plazhin “Hasan Tahsini” dhe do të vazhdojmë me Plazhin e Ri, e plazhin e Centralit, përgjatë shëtitores deri në fund të saj.

Kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve, për shqetësimin që mund të jetë krijuar gjatë punimeve, por operacioni eshtë i domosdoshem dhe  në të mirë të interesit publik”, thuhe në njoftimin e bashkisë Sarandë.

Ditën e djeshme bashkia u përfshi në replika dhe me deputeten e zonës Ina Zhupën të cilën e nxorri blof për denoncimin e saj në lidhje me punimet që po kryhen  në këto dy plazhe. /Sarandanews.com/