Ylli Rakipi – Blendi Klosit: Mbani peng investimin qindra milionë euro në Kakome, lojë e zyrave të shtetit!
Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ku u diskutua për hotelet dhe resortet turistike.
Gazetari Ylli Rakipi solli shembullin e një investimi qindra milionë euro në gjirin e Kakomesë, i cili nuk po fillon të ndërtohet, sepse pengohet nga burokraci shtetësore dhe agjensi të papërgjegjshme.
Ylli Rakipi: Marrim një shembull, Kakomeja. Aty ka investitorë shumë seriozë. Ka kohë që është bërë leja dhe nuk zbardhet. E di cfarë ju bëjnë zyrtat e shtetit, u ngulin dy-tre fshatarë atje i fusin në procese kot.
Arjan Çani: Po kam dëgjuar janë super seriozë. Këto janë agjensi që varen nga kryeministri i Shqipërisë…
Blendi Klosi: Janë tetë marrës AMTP që kanë konflikt me investitorin.
Ylli Rakipi: Nuk e thonë as ku e kanë pronën, se nuk e dinë. Duhet dorë e hekurt nga shteti, ligji nuk ekziston.