VIDEO/ Përplasje dhe në Ksamil për hapsirat në plazhe, largohen pushuesit
Hapsirat në plazhe mbeten ende një problematike e pa zgjidhur nga Ministria e Turizmit, duke krijuar një kaos dhe përplasje mes bizneseve.
Ky fenomen i pa zgjidhur nga ana e shtetit ka pasur shumë raste që kanë përfunduar në sherre e tragjedi, ku rasti më i fundit është ai Velipojës ku mbetën të vrarë katër persona.
Së fundmi skena të tilla kanë ndodhur dhe në plazhin e Ksamilit ku forca të shumta policie kanë zbarkuar në plazh duke hequr shezllone dhe larguar turistët vendas e të huaj që ishin duke pushuar.
Mësohet se shezllonet i janë hequr një biznesi për t’ia dhënë një tjetri. /Sarandanews.com/