VIDEO/ Kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani sfilonte në Kalanë e Lëkursit në spektaklin e ‘Miss Shqipëria’
Dalin pamjet kur kryetarja në detyrë e Gjykatës së Elbasanit, Enkeleda Kapedani ka qenë konkurrente e spektaklit të bukurisë, Miss Shqipëria në vitin 2003 ne Kalane e Lekursit ne Sarande.
Në atë kohë 18 vjeçe, Kapedani vinte nga qyteti i Lushnjës dhe shprehej se merrte pjesë në këtë spektakël të realizuar nga regjisori Petri Bozo për të hedhur një hap drejt së ardhmes.
Ajo shihet duke sfiluar me bikini në pasarelë, madje fiton edhe çmimin ‘Miss spektakli’.
Inspektori i Larte i Drejtësisë Artur Metani ka urdhëruar nisjen e hetimit disiplinor ndaj magjistrates, pasi në media u publikuan disa video të saj në Tik-Tok, ku sfilonte brenda gjykatës.
Vetë gjyqtarja është shprehur se ajo nuk posedonte rrjetet sociale dhe se videot i ishin marrë nga telefoni i saj.