Vesel Koçiu sulmon kundërshtarët e Bashës: Kanë inate personale, nuk thonë të vërteta
Kreu i degës së PD Sarandë, Vesel Koçiu, ka dal haptazi në mbështetje të Lulzim Bashës, në zgjedhjet që do mbahen më 13 qershor për kryetar të Partisë Demokrarike.
Koçiu ka sulmuar dhe rivalët e Bashës për të cilët shprehet se ata kanë inate personale me të.
POSTIMI
Tè nderuar demokratè tè Sarandè. Gara pèr kryetar tè PDSH-sè èshtè shprehje e demokracisè sè brendèshme ,èshè vlerè pèr demokracinè dhe shpresè pèr njè PD mè tè fort,mè tè vendosur dhe mè tè bashkuar!Nuk duhet tè harrojmè se 25 Prilli, ishte njè masakèr e vèrtetè elektorale ,ku vota u tjetèrsua me blerje,me punèsime me dhe pa kontrata, me leje ndèrtimi dhe legalizime objektesh,me shpèrndarjen e rimbursimit tè TVSH-ve pèr ndèrtimet,me tjetèrsimin e hapèsirave publike nè kèmbim tè votès,keqpèrdorimi i fondeve publike etj.
Gara e 13 Qershorit duhet tè jetè shprehje e vullnetit tè demokratève qèndrestarè,zèri i tè rinjève qè punuan me pèrkushtim pèr ndryshimin! 13 Qershori duhet tè jete, shprehje e vullnetit tè grave dhe vajzave demokrate ,qè sakrifikuan dhe vazhdojnè tè sakrifikojnè pèr kauzèn e ndryshimit! 13 Qershori, èshtè thirrje pèr tu bashkuar tè gjithè ,demokratet aktive dhe jo aktivè nè njè mision historik ,qè èshtè :Bashkimi , pèr tè vazhduar me vendosmèri dhe pa kthim aksionin opozitarè kundèr masakrès elektorale tè 25 Prillit dhe kthimin e demokracisè nè vendè.
Mbi inatet personale ,nuk mund tè ndertohen kauza tè drejta dhe tè vèrteta ! 13 Qershori po afron ,le tè marrim pjesè masivisht nè votim!